Site icon PORTALB

RMV, janë arrestuar 121 persona pasi e kanë shkelur orën policore

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit 138 persona në të gjithë territorin e vendit nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 121 janë arrestuar ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe po përgatiten masat e duhura.

Sipas statistikave, si pasojë e pandemisë Covid-19, 77 persona janë izoluar me vendim shtetëror kurse 335 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Exit mobile version