Site icon PORTALB

Irani u godit nga një termet me magnitudë 4,7 ballë

Tërmet- Ilustrim

Irani u godit sot në orët e hershme nga një tërmet me magnitudë 4,7 ballë në Khoy të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u regjistrua në ora 5:23 sipas kohës lokale (00:53 sipas orës së Ervropës Qendrore) në një thellësi prej 6,75 kilometrash, sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Nuk raportohet për viktima ose dëme materiale.

Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërruese.

Exit mobile version