Site icon PORTALB

Restorantet dhe ministritë, pa marrëveshje për masat

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Një tjetër takim midis pushtetit dhe përfaqësuesit e restoranteve dhe kafeneve përfundoi pa marrëveshje. Martin Angelovski përsëriti kërkesat para Ministrave Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi.

Përfundimi i takimit u vonua pikërisht një orë, për aq kohë gazetarët prisnin epilogun para ndërtesës së Ministrisë së Financave. Kur zbritën poshtë, Angelovski tha që kishin marrë propozim -masa të reja dhe tani duhet t’i shqyrtojnë ato në shoqatë, njofton Alsat.

Përfaqësuesit e restoranteve dhe kafeneve disa herë alarmuan nëse nuk marrin ndihmë të plotë të pakthyeshme nga shteti, ata do të detyrohen të largojnë 15,000 punonjës.

Exit mobile version