Site icon PORTALB

Tetovë, ja shitoret që do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë izolimit të vikendit

Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës.

Me rekomandim të Qeverisë së RMV-së, shtabet e krizës të komunave janë detyruar të caktojnë operator ekonomik për të siguruar gjërat e nevojshme qytetarëve të cilët për dy ditë radhazi do të jenë të ngujuar në shtëpi si pasojë e izolimit shtëpiak njëzetekatër orësh, njofton Portalb.mk.

Nga ora 8:00 deri në 15:00 qytetarët e Komunës së Tetovës do të mund që gjërat e nevojshme të cilat gjenden në shitore, të i porositin përmes numrit të telefonit të një nga shitoret të cilën e kanë më afër, e që e njëjta është zgjedhur nga organet kompetente të kryejë këtë detyrë.

Këto janë shitoret së bashku me numrat e telefonit të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë orës policore të vikendit.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se personat të cilët do të bëjnë shpërndarjen e produkteve nga shitoret e lartpërmendura, detyrimisht do të duhet të jenë të pajisura me mjete mbrojtëse për parandalimin e virusit korona.

Ndryshe, restorantet apo operatorët tjerë ekonomik të cilët shpërndajnë ushqime të gatshme gjithashtu do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë vikendit, me orar të cilin vetë këto biznese e kanë përcaktuar.

Exit mobile version