Site icon PORTALB

Lagard: Me demonstrimin e solidaritetit, u shërbejmë interesave personale

Christine Lagarde

Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), Kristin Lagard, u bëri thirrje vendeve evropiane të bashkohen në përgjigjen e krizës të shkaktuar nga koronavirusi i ri, me masa buxhetore, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Lagard apeloi në kohën kur liderët evropianë nuk arrijnë të dakordohen për mënyrat për zgjidhjen e problemeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia,

“Nga rëndësia vitale është që masat fiskale të ndërmarra si përgjigje e kësaj krize të jenë mjaftueshëm të fuqishme në tërë BE-në”, thuhet në letrën e hapur të Lagard, të publikuar në shumë gazeta evropiane. Ajo kërkoi që qeveritë kombëtare ta mbështesin njëra tjetrën dhe lidhjet reale të thonë se asnjë shtet nuk mund ta shmangë dëmin vetëm pasi ka ndodhur në një vend tjetër në BE.

“Nëse nuk shërohen të gjitha shtetet, të tjerat do të pësojnë”, thotë Lagard dhe shton se. Solidariteti, në të vërtetë, paraqet interes personal.

Exit mobile version