Site icon PORTALB

RMV, Në dy muajt e parë të vitit, është shënuar deficit prej 334 mln euro në shkëmbimin tregtar

Suficit të vazhdueshëm shënon shkëmbimi tregtar me Kosovën, në gjashtë muajt e para të vitit

Suficit të vazhdueshëm shënon shkëmbimi tregtar me Kosovën, në gjashtë muajt e para të vitit

Enti Shtetëror për Statistikë i Maqedonisë së Veriut ka paraqitur të dhëna sipas të cilave, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në dy muajt e parë të vitit jashtë vendit, ka qenë 2.3 miliardë euro, njofton Portalb.mk.

Vlera e eksportit të mallrave nga vendi ka qenë 977 milionë euro dhe shënoi rritje prej 3,4 %, në raport me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Vlera e mallrave të importuar, ka qenë 1,3 miliard euro, që është për 4,9% më shumë në krahasim me muajt e njëjtë në vitin e kaluar. Mbulimi i importit me eksport është 74,5%, me çka deficiti tregtar ka arritur 334 miionë euro.

Gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, në bazë të vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të huaj tregtar, vendi më shumë ka bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.

Exit mobile version