Site icon PORTALB

Faktoje: Ministri Leshaj me të dhëna të pasakta për rastet e vdekjes për shkak të aksidenteve në komunikacion

Sandër Lleshaj

Sandër Lleshaj

Aksidentet në komunikacion, në veçanti ata që rezultojnë me vdekje, janë fenomen shqetësues në Shqipëri. MPB në Shqipëri ndërmori masa për uljen e aksidenteve, ndërsa ministri për punë të Brendshme Sandr Leshaj tha se janari ka qenë muaj pozitiv sa i përket uljes së rasteve të vdekjes në aksidente rrugore, shkruan Vërtetëmatës, transmeton Portalb.mk.

Shërbimi shqiptarë për verifikimin e fakteve “Faktoje” analizoi këtë deklaratë të ministrit Leshaj përmes të dhënave të cilat i publikuan institucionet zyrtare dhe konstatoi se se është e pavërtetë.

Me 27 janar, ministri Leshaj deklaroi se 2020 do të jetë viti i sigurisë në rrugë dhe janari rezultoi me bilanc pozitiv.

 

Sander Lleshaj.

Por, pas verifikimit të “Faktoje” dhe të dhënat e INSTAT  për aksidentet rrugore që rezultuan me vdekje në tre vitet e fundit, tregon se aksidentet e tilla janë në rritje. Më saktë, në janar 2020 ka pasur 16, në vitin 2019 ka pasur 15, në janar të vitit 2018, numri i të vdekurve në aksidente rrugore ka qenë 13. Me këto argumente “Faktoje” deklaratën e ministrit Leshaj e vlerësoi si të pavërtetë. 

 

Exit mobile version