Pompa dezinfektimi nën presion të lartë, pompa për dezinfektim të sipërfaqeve më të vogla dhe pajisje tjera mbrojtëse si ka pranuar Armata si donacion nga Mbretëria e Bashkuar për t’u përballur me pandeminë. Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës së përgjithshme që Maqedonia e pranon nga aleatët e NATO-s, shkruan Meta.mk, tranmeton Portalb.mk.
“Aleanca në vepër! Sot, Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq e pranoi donacionin britanik që përmban doreza mbrojtëse dhe disa lloje pompash presioni të lartë dhe pompa dore për dezinfektim. “Ushtria kujdeset për qytetarët, e ne kujdesemi për sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë,” ka njoftuar Ministria e mbrojtjes.
Donacionin e sotëm, e paralajmëroi Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pas video takimit me ambasadoren britanike Rejçëll Gallouej, gjatë të cilit ata diskutuan për situatën me pandeminë e koronavirusit në Maqedoni dhe masat të cilat i ka ndërmarrë shteti e në veçanti ushtria.
“Sot po bashkojmë forcat përmes solidaritetit. Ambasada Britanike në Shkup i dhuroi Ministrisë së mbrojtjes pajisje në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të luftuar shpërthimin e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që ne jemi bashkë në këto kohë të vështira”, ka publikuar Ambasada.
Si anëtar i NATO-së, Maqedonia dërgoi një listë të pajisjeve mjekësore dhe materialeve të nevojshme në NATO, në Qendrën Euro-Atlantike për Koordinimin dhe përgjigje ndaj fatkeqësive më 30 Mars. Kjo Qendër është organ i Aleancës që i koordinon nevojat e disa anëtarëve me mundësitë, burimet ose tepricën e pajisjeve dhe materialeve në dispozicion të anëtarëve të tjerë për t’iu ndihmuar vendeve që kanë nevojë për burime. Pas koordinimit përmes organeve të NATO-s për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë, Republika Çeke ka dërguar kostume mbrojtëse në Spanjë dhe Itali, Luksemburgu menjëherë ka prokuruar një spital fushor, Rumania me një fluturim special importoi menjëherë 100,000 kostume mbrojtëse nga Koreja e Jugut.
Ministrat e jashtëm të NATO-s e kanë autorizuar Komandantin e Lartë Aleat për të koordinuar të gjitha përpjekjet për të shtypje të pandemisë, për të koordinuar nevojat dhe burimet dhe për të përdorur procedurat speciale, të ashtuquajturat “Linjat e shpejta” në të gjithë hapësirën ajrore me të cilën avionët e NATO-s me pajisje mjekësore do të kenë përparësi fluturimi dhe do të fluturojnë përgjatë rrugëve më të shkurtra.