Site icon PORTALB

Shkup, ka ndërruar jetë një pacient 45 vjeçar si pasojë e virusit korona

Klinika për sëmundje infektive, Shkup, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga informacionet e fundit të Institutit për Shëndet Publik (IShP) pacienti 45 vjeçar nga Shkupi, i testuar pozitiv me virusin korona përmes Fakultetit të Verinarisë, ka vdekur rrugës për në Spitalin “8 Marsi”, kështu kumtuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme informoi për pesë pacient të vdekur si pasojë e këtij virusi, edhe atë katër në Klinikës për Sëmundje Infektive (nga atë nga Kumanova, Labënishti, Çellopek dhe nga Shtip) si dhe një pacient të vdekur nga Kumanova.

Exit mobile version