Site icon PORTALB

RMV, MPB: Gjatë 24 orëve të fundit, 41 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se, gjatë 24 orëve të kaluara sa i përket ndalesës për lëvizje është evidentuar se 41 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 22 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore të MPB-së, 186 personave i’u janë dhënë vendime për izolim, përderisa 350 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Njëkohësisht, nëpunësit e policisë kanë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka është evidentuar një person i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit.

Exit mobile version