Site icon PORTALB

Mali i Zi, numri i personave me COVID-19 u rrit në 239

Korona virus

Në Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 239, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti për shëndet publik të Malit të Zi theksuan se nga dita e djeshme deri sot në mëngjes janë analizuar 104 mostra prej të cilave gjashtë kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit të ri.

“Tre të sëmurë janë nga Podgorica, dy nga Nikshiçi dhe një nga Tivari”, theksuan nga Instituti.

Në Mal të Zi nga koronavirusi gjithsej janë sëmurë 239 persona.

Exit mobile version