Site icon PORTALB

Ambasadorja Kim flet me Ramën, Metën e Bashën: Qëndroni të bashkuar, nuk është koha për politikë

Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lavdëroi bashkëpunimin mes Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në luftën kundër COVID-19, transmeton OraNews.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se nuk është koha për të bërë politikë por për të qëndruar të bashkuar pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemorkatin Lulzim Basha për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë ashtu edhe nga populli” – shkruan ajo.

Exit mobile version