Site icon PORTALB

Italianët nuk i largojnë me të madhe flamujt e BE-së, ndihma prej BE-së nuk ka munguar

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Servisi i Bosnje e Hercegovinës për luftë kundër dezinformatave Raskrinkavanje.ba  ka analizuar një dezinformatë që së pari u paraqit në një portal në gjuhën serbe, e pastaj është ndërmarrë nga portale tjera në serbisht, kroatisht dhe gjuhën boshnjake. Bëhet fjalë për një pohim që italianët me të madhe i largojnë flamujt e BE-së, pasi Kina dhe Rusia kanë dërguar ndihmë për Italinë për t’u ballafaquar me Kovid-19 madje edhe është pohuar që i zëvendësojnë me flamujt e Evropës me ata rus ose kinez.

Mirëpo faktet flasin që kjo dukuri nuk është në masë të madhe dhe që disa publikime të individëve në rrjetet sociale përdoren për raportim manipulues. Gjithashtu nuk është i saktë pohimi që BE-ja ka dështuar në dhënien e ndihmës për Italinë, shkruan Raskrinkavanje.ba.

Teksti i parë me narrativ të këtillë të cilin e ka analizuar servisi për luftë kundër dezinformatave është publikuar më 23 mars, bashkë me video në të cilën shihet si një qytetar nga Italia e zbret flamurin e BE-së dhe e vendos flamurin e Rusisë. Pastaj këtë artikull e kanë ri-publikuar edhe portale tjera nga zona ku flitet gjuha serbo-kroate, ndër të cilat edhe agjencia “Sputnjik” edhe atë ditën e ardhshme, më 24 mars, me pohimin që personi atë e bën “i mllefosur nga mungesa e solidaritetit nga BE-ja për Italinë”. Ky lajm agjencia edhe më tepër është ndërmarrë dhe përhapur, qëndron në verifikimin e fakteve që është bërë nga Raskrinkavanje.ba.

Veç kësaj, të njëjtën ditë, 24 mars, agjencia ruse “Sputnjik” ka publikuar tekst të ri për zbritje të flamurit të BE-së, mirëpo kësaj here bëhet fjalë për fotografi, në të cilat shihet një mashkull duke e vendosur flamurin kinez. Edhe ai tekst është ndërmarrë, kurse mediat në gjuhë boshnjake, serbe dhe kroate pothuaj në të gjitha ri-publikimet kanë transmetuar pohime që italianët janë të mllefosur për shkak se ka munguar “ndihma” ose “reagim më i madh” nga BE-ja në mes të epidemisë së re të frikshme të koronavirusit.

Raskrinkavanje.ba pastaj e transmeton storjen për atë si janë paraqitur fotografitë në të cilat një mashkull e ngritë flamurin kinez me shtizë, duke aluduar në demistifikimin e bërë nga Atlatszo, që më 27 mars publikoi analizë“Lajm i rrejshëm: Italianët nuk i zëvendësuan flamujt e BE-së me ato kinez”.

Verifikimi i fakteve që është bërë nga Atlatszo ka treguar që fotografia është bërë para kompanisë Svecom P.E.S, në zonën industrial ndërmjet Veronës dhe Padovës. E kanë kontaktuar kompaninë, prej nga u kanë thënë që në fotografinë vetëm është dokumentuar që flamujt në katër shtyllat e vendosura para objektit i ndërrojnë çdo javë dhe kanë thënë që flamurin e Kinës e kanë ngritur në shenjë të mirënjohjes “mirëpo nuk ka qenë fjala për çfarë do vërejtje ndaj BE-së” dhe që fotografia është abuzuar me kualifikimin që është shprehur revolt ndaj BE-së.

Lidhur me videon e pare të përmendur, në të cilën shihet si një mashkull (Federiko Kane) e zbret flamurin e BE-së dhe e ngrit atë rus, Raskrinkavanje.ba konstaton që incizimi është bërë para një atelejeje në Omega, në afërsi të Milanos, ndërsa analiza që është bërë më tej ka vërtetuar edhe se pohimet në tekstet në gjuhë boshnjake, serbe dhe kroate janë të pasakta, që mediat italiane në mënyrë intensive shkruajnë për zbritje të flamujve të BE-së.

“Duke kërkuar nëpër mediat italiane nuk arritëm të gjejmë ekzemplarë për raportim masiv, e veçanërisht jo për atë se media kredibile kanë shkruar për këtë”, shkruan Raskrinkavanje.ba.

Sa u përket pohimeve që nuk ndihmon apo nuk ndihmon mjaftueshëm, servisi boshnjako-hercegovas për luftë kundër lajmeve të rreme përkujton që më 22 mars në sajtin zyrtar të BE-së, “Europa” është publikuar që BE-ja ka aprovuar ndihmë prej 50 milionë euro për Italinë, vetëm 48 orë pasi Italia ka kërkuar.

“22 mars megjithatë është një ditë para 23 marsit, kur në mediat e vendit u paraqitën tekste me pohime që ka munguar ndihma nga BE-ja”, thuhet në analizën e Raskrinkavanje.ba.

Veç asaj, servisi shkruan, më 26 mars në fejsbuk profilin e Komisionit Evropian janë publikuar infograf në të cilët përshkruhet ndihma të cilën e kanë dhënë Franca dhe Austria, në kuadër të programit “Solidariteti evropian në aksion”.

Nga gjërat e përmendura, sërish vërehet që kanë ndihmuar edhe BE-ja edhe Rusia edhe Kina shkruan servisi boshnjako-hercegnov për luftë kundër lajmeve të rreme.

Exit mobile version