Site icon PORTALB

Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Foto ilustrim nga Pexels

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë ka shkuar në mbi 250 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 253.597 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 76.964 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (38.080), Gjermani (26.400), Itali (20.996), Iran (19.736), Francë (15.438) dhe SHBA (14.828).

Exit mobile version