Site icon PORTALB

RMV, Edhe 264 persona të tjerë në izolim

Virusi korona, Spitali i Polonisë, Armata, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria  e Punëve të Brendshme, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut, 264 personave u është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 24 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim, njofton Portalb.mk.

“Policia ka kontrolluar qytetarët në izolim dhe vetizolim dhe është vërtetuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit. Sa i përket ndalesës për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit 164 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar atë. Prej tyre 122 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të denoncohen penalisht”, njoftoi MPB-ja.

Ndërkohë, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve fillon edhe sot prej orës 16:00 dhe do të zgjas deri nesër në orën 05:00. Kufizimi për lëvizje gjatë fundjavës është në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë që zbatohet nga java e kaluar.

Exit mobile version