Shërbimi epidemiologjik dhe mikrobiologjia e njësitit rajonal të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar prej mbrëmë janë mbyllur. Masa tani për tani është me karakter të përkohshëm pasi dje është përcaktuar se njëri nga të punësuarit është pozitiv në KOVID 19. Të gjithë të punësuarit, rreth dhjetëra, janë dërguar në izolim shtëpiak.
Epidemiologët në Gostivar ditëve të kaluara i kanë bërë mbi 50 testime dhe kanë zbatuar anketa epidemiologjike. Këtyre ditëve pritet të hapet edhe pikë testimi.
Ndryshe, ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup kanë humbur jetën dy pacient të cilët ishin të diagnostifikuar me virusin korona, edhe atë një grua nga Labënishti (Strugë) e moshës 71 vjeçare dhe një burrë nga Kumanova, i moshës 77 vjeçare të cilët ishin paraprakisht të hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në 24 orët e fundit të regjistruar janë 53 raste të reja me virusin korona në vend.
- LEXO: RMV, 53 raste të reja me virusin korona në vend, 5 të vdekur
- LEXO: Ora policore e njëjtë edhe për këtë fundjavë, dallon Kumanova
- LEXO: Irfan Jetishi, tregtari humanist nga Çairi që ofron produkte falas gjatë krizës së COVID-19
- LEXO: Shkup, janë shtrenjtuar produktet që vijnë nga jashtë në Tregun e gjelbër, janë liruar ato vendore
- LEXO: Ja çfarë rekomandohet për personat me diabet, si të përballen me virusin korona
- LEXO: Tetovë, numri i të infektuarve mbërrin në 17
- LEXO: Shtabi komunal i krizës në Kumanovë me rekomandim barnatoret të vendosin kujdestari, familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/