Site icon PORTALB

Shtëpia e Bardhë: Kushdo që do jetë në kontakt me Trump do të testohet për virusin korona

Donald Trump

Donald Trump

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi raportet se do të kryhen teste për Covid-19 për këdo që do ketë kontakt me Presidentin Trump dhe zëvendës Presidentin Mike Pence, transmeton OraNews.

“Ndërsa mjeku për Presidentin dhe Operacionet e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e Presidentit dhe Zëvendës Presidentit, duke filluar nga sot kushdo që pritet të jetë në afërsi të secilit prej tyre do të kryejnë një test COVID-19 për të vlerësuar gjendjen e tyre sh¡shëndetësore, që të mos transmetohet koronavirusi në mënyrë të paqëllimtë, ” tha në një deklaratë zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

Shtëpia e Bardhë ka kryer kontrolle të temperaturës për ata afër Trump dhe Pence që nga data 14 mars.

Exit mobile version