Site icon PORTALB

Banka Botërore 20 milionë dollarë Shqipërisë për përballimin e emergjencës së virusit korona

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Banka Botërore ka miratuar një fond të parë  prej 2 miliardë $  për 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrore.

Greta Minxhozi, këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore në një intervistë për Rtv Ora tha se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria.

Ajo shtoi se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për të përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve.

Minxhozi: Puna për përgatitjen e programit specifik të Shqipërisë ka filluar dhe ka komunikim intensiv ndërmjet ekipeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për përgatitjen e prioriteteve që do të përfshihen në këtë program. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Mund të shkojë deri në 20 milion fondi për nevojat e emergjencës për sistemin shëndetësor. Përveç kësaj mund të bëhen ristrukturime të projekteve ekzistuese të BB në Shqipëri, për të liruar fonde nga projekte dhe përdorur për emergjencën shëndetësore. Është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë.Një komponent mund të jetë për përgatitjen e pajisjeve të emergjencës për spitale, një komponent tjetër mund të jetë për reforma të mëtejshme. Është në dorën e ekipeve të qeverisë dhe BB-së. Me përcaktimin  e projekteve do të disbursohen me fleksibilitet sipas nevojave.

Exit mobile version