Site icon PORTALB

Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i adresohet kombit të dielën, bëri të ditur Pallati Bukinghem. Adresimi do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, shkruan REL.

Mbretëresha i ka pezulluar detyrat e saj mbretërore.

Muajin e kaluar, ajo ka mbajtur një fjalim për shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “është duke hyrë në një periudhë të shqetësimeve dhe pasigurive të mëdha”.

Adresimi i së dielës do të jetë i katërti i tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar – përtej fjalimeve tradicionale në Ditën e Krishtlindjeve.

Tri fjalimet paraprake, Mbretëresha i ka mbajtur pas vdekjes së nënës së saj më 2002, para varrimit të Princeshës së Uellsit, Diana, më 1997, dhe për Luftën e Parë të Gjirit më 1991.

Të premten, autoritetet britanike kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 3,605.

Numri i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 38,168.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version