Site icon PORTALB

RMV, gjithsej 45 persona janë akuzuar për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore në Shkup

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale ka parashtruar propozime për lëshim të urdhrave ndëshkues në lartësi prej 2000 euro për gjithsej 45 persona të cilët e kanë shkelur orën policore në Shkup dhe një person që nuk e ka respektuar vetizolimin e detyrueshëm.

Njëri nga të akuzuarit nuk e ka respektuar Urdhrin për vetizolim të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve, si masë për parandalim dhe përhapje të sëmundjes infektive Kovid-19.

Të gjithë 45 personat nuk u janë përmbajtur Vendimit për ndalesë dhe regjin të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut, gjegjësisht gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup pa poseduar leje për lëvizje, informojnë nga PTHP-ja.

Për të gjithë të akuzuarit, prokurorët publikë i kanë propozuar Gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 gjoba ditore, me ç’rast lartësia e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Ata akuzohen për vepër penale –  Mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Exit mobile version