Site icon PORTALB

MASH e publikoi udhëzimin për formimin e notave përfundimtare për nxënësit

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”

Foto arkiv

Ministria e arsimit dhe shkencës i publikoi udhëzimet për mësimdhënësit për mënyrën e formimi të notave përfundimtare, njofton Portalb.mk.

“Nëse situata nuk lejon që nxënësit të kthehen në klasa deri në fund të vitit shkollor aktual, notat përfundimtare do të bazohen në rezultatet që nxënësit kanë arritur gjatë gjithë vitit, përmes mësimeve të rregullta, si dhe përmes pjesëmarrjes aktive në platformat dhe rrjetet e internetit, portofolit elektronik ose me mjete tjera për regjistrim të punimeve të nxënësve, shënimet që i kanë mbajtur mësimdhënësit që mund të merren përmes llojeve të ndryshme të shkëmbimit të pikëpamjeve për punën që nxënësit mund ta sigurojnë për mësimdhënie përmes e-mailit ose brenda platformës së rrjetit të zgjedhur”, thuhet në udhëzimin e dedikuar për mësimdhënësit për atë se si duhet të bëjnë vlerësimin, që është publikuar në faqen e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Nxënësit nga klasa e parë deri të tretë do të marrin nota përshkruese, ndërsa ata nga klasa e katërt deri në të nëntë, si dhe nxënës të shkollave të mesme do të kenë nota numerike.

Exit mobile version