Site icon PORTALB

Italia në 24 orë: 727 viktima, 16 847 të shëruar

KOVID-19, Virusi korona, koronavirusi

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memedi

Kurba e pandemisë vazhdon në pikun e saj më të lartë në Itali, transmeton OraNews.

Prej 3 ditësh viktimat dhe të infektuarit kanë pothuajse të njëjtin numër rritje nga dita në ditë.

Numri i viktimave me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 727 viktima.

Numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është, 13 155 ndërsa numri i rasteve pozitive ka arritur në 110 574, duke shënuar 4782 raste më shumë se një ditë më parë.

4035 në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie.

Pacientë të shëruar deri më sot janë 16 847

Në Lombardi numri i viktimave është 7953 e numri i rasteve pozitive ka arritur në 44 773.

Në Itali janë kryer 541 423 tampone.

Exit mobile version