Site icon PORTALB

SHBA u godit nga një termet 6.5 ballë

Tërmet- Ilustrim

Një termet me magnitudë 6.5 ballë sipas Rihterit ka goditur shtetin federal amerikan Idaho, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në zonën malore në verilindje të Boise, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është regjistruar edhe në gjashtë shtetet federale fqinje.

Autoritetet lokale thanë se tërmeti ka zgjatur 30 sekonda dhe se nuk ka viktima.

Exit mobile version