Site icon PORTALB

Virusi korona, OEMVP propozoi masa të reja ekonomike për Qeverinë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) si institucion që i mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson lartë punën e institucioneve shtetërore si dhe ka synim ndërtimin e partneritetit me po të njëjtat që të krijohen kushte më të mira të të bërit biznes, si dhe rritje ekonomike dhe zhvillim në vend.

“Me qëllim të matjes së efektit direkt të pandemisë së koronavirusit-COVID-19 mbi ekonominë dhe bizneset, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi një anketë me bizneset e vendit për të pasur një pasqyrë reale të gjendjes së shkaktuar nga ky virus. Bazuar mbi përgjigjet e vetë bizneseve në këtë anketë, OEMVP nxori konkluza mbi disa çështje të ndryshme të cilat po zhvillohen gjatë ditëve të fundit”, thonë nga OEMVP.

Ata shtojnë se anketa shpalosë shumë dukuri që tangojnë biznesin, duke filluar nga ajo se si zhvillohet veprimtaria e tyre afariste në këtë periudhë të pandemisë, 27% të të anketuarve janë përgjigjur se veprimtaria e tyre ende ka vazhdimësi normale në krahasim me periudhën paraprake.

“Fakti që 33.3% janë përgjigjur se punojnë me orar të shkurtuar, ndërsa 31.7% thonë se punojnë me kapacitet të reduktuar, tregon për rrezikun që ballafaqohen kompanitë në funksionimin e tyre. Përgjigje brengosëse dalin edhe nga pyetja se a ka pësuar ndryshim numri i të punësuarve.  52.9% thonë që për momentin ai numër nuk ka pësuar ndryshim, 29.4% pohojnë se kanë bërë reduktime tek numri i stafit, ndërsa 17.7% thonë nëse nuk marrin ndihmë nga shteti, do të detyrohen edhe ata të bëjnë reduktime në numrin e të punësuarve. Në lidhje me masat ekonomike të Qeverisë për bizneset dhe ekonominë, shumica e kompanive i vlerësojnë si joadekuate. Një numër i konsiderueshëm mendojnë se nuk do të shfrytëzojnë këto masa dhe subvencione shtetërore për të rimëkëmbur bizneset”, shtojnë nga EMVP.

Sipas anketës, 57.1% e të anketuarve kanë bindjen se masat nuk ndihmojnë bizneset. 25.4% janë përgjigur se masat janë pjesërisht të qëlluara, ndërsa vetëm 6.3% mendojnë se masat janë të qëlluara. 38.1% janë përgjigjur se këto masa të parapara nuk janë të aplikueshme për veprimtaritë e tyrë, ndërsa 23.8% janë përgjigjur se nuk do t’i shfrytëzojnë këto masa.

“Fakti që bizneset janë duke u dëmtuar dhe se masat aktuale të Qeverisë nuk ndihmojnë aspak dhe e pasur parasysh shëndetin publik si interes të përgjithshëm, OEMVP propozon masa të menjëhershme që do të ndihmojnë ekonominë dhe biznesin që të jetë likuid në këtë fazë të krizës. Këto masa do të sigurojnë ruajtjen e vendeve të punës, që paraqet interes të përbashkët të vendit dhe kompanive, do të ulin kostot operative të kompanive, do të ndihmojnë kompanitë të marrin huazime të reja për të shlyer detyrimet nga palët e treta dhe po ashtu do të siguron konsumin, që është baza e ekonomisë vendore”, thonë nga OEMVP.

Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, OEMVP-ja propozon këto masa:

Sipas OEMVP-së, realizimi i masave duhet të realizohet sipas këtyre parimeve:

  1. Masat të aplikohen me prioritet në afat sa më të shpejtë;
  2. Të përkrahen të gjitha kompanitë dhe masat të jenë inkluzive për të gjitha për shkak se të gjithë njëlloj janë të goditur nga situata;
  3. Përkrahja për subvencionim të pagave të zgjasë minimum 3 muaj;
  4. Kreditë me normë interesi 0-0,30% të kenë minimum grejs periudhë prej 6 muajsh;
  5. Partitë politike të mos shërbehen me krizën e COVID19 për poena politike.
Exit mobile version