Pas dënimit të Alimit dhe Gurit, BDI: Duhet të merr fund ndërhyrja politike në gjyqësorin Svarovski dhe Lui Viton

Pas dënimit të dy funksionarëve të BDI-së për parregullsi zgjedhore, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit me nga 3 vjet e gjysmë burg, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka dërguar një kumtesë në të cilën thotë se nuk do ta komentojnë vendimin e sotëm deri në përfundim të procedurave në instancat më të larta gjyqësore, gjegjësisht në Apel dhe Supreme, megjithatë thonë se duhet që të marrë fund ndërhyrja politike në gjyqësorin Svarovski dhe Lui Viton, njofton Portalb.mk.

“Besueshmëria e rrënuar e institucioneve të drejtësisë në sytë e qytetarëve si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, dështimit të prokurorisë speciale, zhvatjes dhe lakmisë, Boki 13, Svarovski dhe Lui Viton motiveve duhet të marrë fund”, thonë nga BDI.

Ata theksojnë se po angazhohen për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe shteti i së drejtës është prioritet absolut i të gjithëve

“Ne fuqishëm vazhdojmë të përkrahim drejtësinë e mirëfilltë dhe për të arritur tek një drejtësi evropiane, duhet të ç’rrënjosim drejtësinë selektive të motivuar politikisht dhe etnikisht me vendime të cilat bazohen në porosi e jo në ligj. Drejtësia joselektive arrihet nëpërmjet vetingut të prokurorëve, gjykatësve dhe politikanëve. Një vend anëtar i NATO-s dhe në proces negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të kujdeset për integritetin e institucioneve, parashikueshmërinë ligjore dhe drejtësinë e pakorruptuar”, thonë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button