Site icon PORTALB

SHBA-ja ndau 1,1 milion dollarë për të përkrahur Kosovën në luftimin e pandemisë

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Qeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton REL.

Kosnett ka vlerësuar punën e institucioneve shëndetësore në trajtimin e pandemisë.

“Së bashku mund ta mundim Covid-19. Amerika qëndon përkrah Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Exit mobile version