Site icon PORTALB

Britani e Madhe, 22,114 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus, 1,408 viktima

Britani, Londer

Britani, Londer

Departamenti i Shëndetit në Britaninë e Madhe njoftoi sot në Twitter se 22,114 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin, transmeton OraNews.

Qeveria botoi gjithashtu numrin e vdekjeve në vend që ka arritur 1,408.

Nga 134.946 teste të kryera, 112,805 kanë rezultuar negativë.

Covid-19 ka prekur edhe zyrtarët më të lartë në Britaninë e Madhe, mes të cilëve kryeministrin Boris Johnson dhe Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock.

Exit mobile version