Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe më ngrohtë. Paradite nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, ndërsa pasdite, kryesisht në pjesët jugore, do të ketë kushte  për shi të dobët lokal, kumtuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryejë erë e dobët  deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare dhe erë të dobët veriore.

Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë Celsius.

Exit mobile version