Zhbogar: Nuk ka më kushte shtesë për fillimin e negociatave për integrim në BE

Ambasadori Samuel Zhbogar theksoi se dakordimi i anëtarëve për nisjen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE, mund të llogaritet edhe vendim, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka më kushte shtesë dhe për këtë dua t’i uroj qytetarët e vendit për durimin e tyre, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj idesë evropiane”, deklaroi Zhbogar.

Ai sqaroi që Komisioni Evropian do të udhëheqë negociatat, ashtu që duke u bazuar në metodologjinë e re  deri në qershor do të publikon kornizën e negociatave, dokument i cili duhet të miratohet nga vendet anëtare.

“Pasi kjo do të bëhet do të caktohet seanca e parë ndërkombëtare, e cila e shënon fillimin e procesit të negocimit. Por të përsëris edhe një herë, vendet-anëtare kanë marrë vendim për hapjen e negociatave. Nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi Zhbogari.

Prandaj ai thekson se vendet-anëtare përfundimisht u dakorduan për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, dhe ky nuk është vetëm një vendim i BE-së, ky është një vendim për fillimin e negociatave për aderim.

“Procesi i negociimit është instrument  që duhet  ta sjellë BE-ja në vendin tuaj, të sjellë ndryshim të vërtetë të shoqërisë dhe vendit dhe me këtë t’i përmbushë nevojat e qytetarëve”, deklaroi Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button