RMV, akoma nuk është lëshuar rrjeti 5G në përdorim

Ministria për shoqëri informatike dhe adminsitratë (MShIA) konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut akoma nuk është lëshuar rrjeti 5G në përdorim.

“Informojmë qytetarët që autoritetet shtetërore nuk kanë realizuar procedurë për shpërndarjen e frekuencave për rrjetin 5G. Gjithë shqetësimet për efektin e rrjetit 5G në shëndetit e qytetarëve janë të pabaza”, deklarojnë nga ministria.

Ata sqarojnë se janë të pasakta informatat se në vend po testohet rrjeti 5G, duke sqaruar se në vend deri me tani është testuar ky rrjet vetëm një herë në vitin 2018 dhe në vitin 2019.

“Në shtetin tonë deri më tani janë bë vetëm dy testime, njëri në vitin 2018 nën kushte të ashpra laboratorik dhe testimi tjetër në vitin 2019 në hapësira të kufizuara”, deklarojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button