Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme. Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët. Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve, transmeton KS.
ÇAJI NGA MUSHMOLLA
Çaji përgatitet me përzierjen e një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.