Italia ka shënuar sot një rekord të numrit të viktimave të regjistruara brenda 24 orëve. Të dhënat janë dramatike 969 viktima më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin total të tyre në 9134, transmeton OraNews.
Numri i personave të infektuar ka arritur 86 498 e ka regjistruar 5959 raste më shumë pozitive se një ditë më parë.
Numri i personave të shëruar është 10 950, ndërsa orët e fundit janë shëruar 589 pacientë.
Në Lombardi numri i pacientëve të infektuar ka shkuar në 37 298 e numri i viktimave 5402. Në 24 orët e fundit janë 541 viktima më shumë dhe 2509 pacientë më shumë të infektuar.
Edhe në jug të Italisë numri i personave pozitiv me COVID 19 dhe i viktimave ka një rritje konstante por më të ngadaltë se në rajonet e tjera italiane.
Molise mbetet rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar 109 të infektuar e 9 viktima.
Numri total i tamponeve të kryera është 394 079.