Site icon PORTALB

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë ndihmë nga BE-ja për të luftuar virusin korona

Sasoli me kryetarët e parlamenteve të Ballkanit perëndimor

Sasoli me kryetarët e parlamenteve të Ballkanit perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me krerët e kuvendeve të rajonit nëpërmjet një kumtese njoftoi se u kanë kërkuar presidentëve të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, David Sasoli dhe Ursula von der Lejen që t’i ndihmojnë Ballkanit Perëndimor në luftën kundër virusit korona, njofton Portalb.mk.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës aktuale dhe të problemeve me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë me COVID-19, kjo kërkesë e përbashkët synon të theksojë situatën aktuale shumë të pafavorshme dhe sfidat që e shoqërojnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor; si për sa i përket numrit të personave të infektuar ashtu edhe kuptim të pajisjes së pamjaftueshme shëndetësore në Rajon, pajisje e domosdoshme për parandalimin, trajtimin dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të Koronavirusit (COVID-19). Në lidhje me këtë, ne tani, më shumë se kurrë paraprakisht kemi nevojë për solidaritet, për qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që Ballkani Perëndimor, i cili  gjithmonë qartazi dhe pa mëdyshje ka theksuar se i përket familjes evropiane, të përjashtohet nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që, përmes ndarjes së eksperiencës dhe furnizimit me pajisjet e nevojshme dhe aparatet mjekësore, të bëhet pjesë e Përgjigjes së Përbashkët Evropiane për sa i përket luftës ndaj pandemisë COVID-19”, thuhet në kërkesë.

Ata bëjnë thirrje të merrni masat e mëposhtme, duke e pasur parasysh të ardhmen tonë të përbashkët, barazinë dhe solidaritetin:

Nënshkrues:

Exit mobile version