Site icon PORTALB

RMV, Mosrespektimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë mund t’i paraqitni në këto linja telefonike dhe adresa elektronine

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur linja falas telefonike për paraqitje të mosrespektimit të masave dhe rekomandimeve kundër përhapjes së mëtejmë të virusit korona. Për veprim më efikas dhe përgjigje ndaj shkeljeve, inspektoratet kanë hapur edhe adresa të reja elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Shërbimet e inspektorateve me të gjitha kapacitetet e tyre vazhdojnë që në mënyrë intensive të punojnë në teren. Të gjithë që nuk do t’ju përmbahen masave të Qeverisë, pa përjashtime, do të sanksionohen. Këto masa janë miratuar në interes të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik dhe duhet të respektohen. Bëjmë thirrje për përgjegjësi nga çdo person juridik, nga çdo individ i shoqërisë sonë”, thanë nga Qeveria.

Parregullsitë dhe ankesat mund të paraqiten në këto numra dhe adresa elektronike:

Inspektorati shtetëror i punës -151 31, poplaki@dit.gov.mk

Inspektorati shtetëror i tregut -191, nepravilnosti@dpi.gov.mk

Inspektorati shtetëror sanitar dhe inspektorati shëndetësor – 0800 255 55, prijavi.dszi@gmail.com

Agjencia për ushqim dhe veterinari – 0800 3 2222, sin@fva.gov.mk

Inspektorati shtetëror i transportit- prijavi@dti.gov.mk

Agjencia për barëra dhe mjete mjekësore – prijavi@malmed.gov.mk

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version