Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së në konferencën për media gjatë javës informoi për masat e reja për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.
Me qëllim mbrojtjen më të madhe të vendbanimeve nga përhapja e virusit korona, Qeveria vendosi për masa shtesë për qarkullim në vendbanimet tona gjatë kohës së fundjavës, sqarojnë nga Qeveria e RMV-së.
“Ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) nga ora 16:00 deri në ora 05:00”, raportojnë nga Qeveria.
“Gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private gjatë fundjavës duhet të mbarojnë procesin e punës deri në ora 15:00”, deklarojnë nga Qeveria.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të vazhdohet me të gjitha masat që janë marrë më parë.
- LEXO: Virusi korona mori jetën e 3-të në RMV, 5 të punësuar në Klinikën e Dermatologjisë të infektuar
- LEXO: Filipçe i dëshpëruar: Drejtoresha e infektuar me koronavirus nuk i ka respektuar rregullat për vetëizolim, 5 ditë ka shkuar në punë
- LEXO: Drejtoresha e infektuar me koronavirus tani për tani mund të marrë vetëm paralajmërim publik nga Oda e Mjekëve