Site icon PORTALB

SPGPM, SHGM dhe KEMM bëjnë thirrje për ta ndihmuar TV Vis

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM), Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM)i kanë drejtuar thirrje të përbashkët vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore, subjekteve ekonomike dhe individëve të ndihmojnë në suaza të mundësive të veta që sa më shpejtë kthimin në eter të televizionit VIS nga Strumica.

“SPGPM, SHGM dhe KEMM me shqetësim të madh e pranuan lajmin për djegien e hapësirave të televizionit lokal Kanal Vis nga Strumica”, thuhet në kumtesë të SPGPM-së.

Thonë se mediumet lokale dhe rajonale në vend kanë rëndësi të posaçme, sepse ato përpunojnë tema të karakterit lokal të cilat janë të interesit publik.

Shoqatat theksojnë se kolegët nga TV Kanal Vis së shpejti do të kthehen në detyrat e tyre të punës dhe për fillim televizioni do të mund ta kryejë së paku funksionin informues.

Exit mobile version