Site icon PORTALB

Thirrje publike deri te ndërmarrjet e RMV-së të prodhojnë maska me çmim maksimal prej 40 denarësh

Virusi korona, maska, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Përskaj thirrjes publike deri te aviokompanitë për transportim të qytetarëve nga Malta dhe Zagrebi deri në Maqedoninë e Veriut, sot Qeveria ka publikuar edhe një thirrje për furnizim intervenues me maska mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të pasojave nga virusi korona gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

Sipas publikimit, masat duhet që të përpunohen nga materiali specifik për maska mbrojtëse. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë prodhuesit vendor të cilët i respektojnë kushtet e mëposhtme.

Ofertat duhet që të dorëzohen në zarf të mbyllur, me postë ose ngjashëm deri te arkiva: Qeveria e Republikës së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm, bulevardi “Ilinden” numër 2, 100 Shkup.

“Thirrja publike do të zgjatë 24 orë nga momenti i publikimit, gjegjësisht duhet që të dorëzohen më së voni deri më 26.03.2020, deri në ora 15:30. Komisioni tre anëtarësh do të kryejë vlerësim të shkathtësisë së ofertuesve dhe do të propozojë zgjedhje deri te personi përgjegjës. Operatori ekonomik i cili do të nënshkruajë marrëveshje, nëse nuk i plotëson kërkesat sipas kualitetit dhe kuantitetit do të marrë referencë negative për pjesëmarrje në furnizimet publike” kumtoi Qeveria.

Exit mobile version