Site icon PORTALB

RMV do të marrë 66 milionë euro nga BE për luftë kundër virusit korona

Moti sot, korona

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 66 milionë euro për luftë kundër virusit korona, shkruajti në Tuitter euroambasadori, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

“Bashkë jemi në luftë kundër këtij virusit famëkeq. Në këtë kohë nevoje, BE do ta mbështet Maqedoninë e Veriut me 4 milionë euro për nevoja urgjente, 50 milionë euro për rimëkëmbe socioekonomike, 9 milionë euro për sektorin privat dhe 3 milionë euro mbështetje direkte për buxhetin”, tha Zhbogar.

Vendet e BE-së sot arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot në video – konferencë debatuan për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Qëndrimi i KE-së për këtë çështje është i qartë: të dyja vendet kanë bërë reforma dhe janë të gatshme t’i fillojnë negociatat”, shkroi eurokomesari Oliver Varheji.

Dje, të gjitha 27 vendet-anëtare, pas negociatave të vështira, ranë dakord që metodologjia e propozuar e rinovua e Komisionit Evropian për anëtarësim është e kënaqshme dhe se përparimi i reformës së Maqedonisë së Veriut është i mjaftueshëm për të hapur negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version