Prej sot Portalb fillon me rubrikën Lojëra enigmatike. Në këtë rubrikë do të botohen lojëra nga më të ndryshmet të përpiluara nga mjeshtri i enigmatikës Mensur Mamuti. Çdo ditë do të mund ta shkarkoni dhe shtypni në printer enigmën e ditës e pastaj të kaloni pak kohë duke stërvitur trurin dhe duke u kënaqur në zgjidhjen e saj.
Gjithashtu çdo të shtunë, lojërat do t’ju kushtohen fëmijëve të shkollave fillore, dhe jo vetëm kaq, ata që do të marrin pjesë në zgjidhjen e enigmave për fëmijë do të kyçen automatikisht në Ligën e Enigmatikës së Portalb. Garat në Ligën e enigmatikës do të zgjasin deri më 30 qershor, tre vendet e para në ligë do të fitojnë shpërblime.
Rregullat janë të thjeshta: ajo ose ai i cili e dërgon i pari fiton 3 pikë, i dyti 2 pikë dhe i treti vetëm 1 pikë. Më shumë detaje për rregullat dhe mënyrën për të marrë pjesë – të shtunën kur do të publikohet edhe enigma e parë për fëmijët e shkollës fillore.
Zgjidhjet duhet të dërgohen në emailin enigmatika@portalb.mk
Për sot ju kemi përgaditur një Skandi (shtypni linkun për ta shkarkuar në formë PDF)