Edhe pse duket sikur dita për të folur për modën është e largët, në fakt nuk është edhe aq, pasi kur gjithçka duket sikur nuk ka më kuptim, nis një ditë e re, një frymëzim i ri. Pranvera po troket me një energji të re, atë të viteve ’70, e cila është rikthyer pas 3 dekadash… Këtë gjë e kanë konfirmuar sfilatat e realizuara shatorin e kaluar, duke sjellë disa nga trendet kryesore, që do të dominojnë këtë vit, shkruan Class.
Kemi të bëjmë me një modë të re, një modë nostalgjike, plot ngjyra dhe volume, thekë e një sërë aksesorësh që do t’i bëjnë veshjet tuaja të duken më të kuruara. Një risi e këtij viti është rëndësia që i është dhënë planetit dhe rrezikut të ngrohjes globale, duke aplikuar copa dhe materiale që e “dashurojnë” planetin.
5 trendet e reja që do t’i shohim çdo ditë këtë vit, sapo të dalim nga izolimi janë si më poshtë…
1
Ekspozimi i shpatullave Romantike në pranverë! Jakat që zbulojnë shpatullat do të jenë protagoniste për bluzat dhe fustanet. Ekspozimi i shpatullave është një detaj femëror, seksi dhe shumë chic në të gjitha rastet. Gjithashtu, bustet vijnë të propozuara edhe në forma më voluminoze duke u shoqëruar me pantallona apo funde të prera drejt.
2
Jaka tipike e viteve ‘70 Frymëzimi kryesor nga vitet ’70? Muzika! Jakat e këmishave apo xhaketave vijnë të ekzagjiruara, më të mëdha se zakonishht dhe plot stil. Prada, Fendi dhe Louis Vuitton e kanë aplikuar këtë trend gjërësisht në koleksionet e tyre, në këmisha fustane e xhaketa, të cilat janë protagonistet e koleksionit.
3
Frymëzimi nga fustanet e nusërisë Fustanet tipike të nusërisë e humbasin formalitetin e tyre në këtë sezon dhe kthehen në veshje të përditshme. Jo vetëm me volum, por edhe në ngjyrë të bardhë dhe gjithashtu edhe në formën e kostumeve mashkullore. Valentino, McQueen, Dior dhe Victoria Beckham do të jenë “shoqërueset” e nuses këtë sezon!
4
Frymëzimi “Safari” Prej disa sezonesh, ky frymëzim vazhdon për krijuesit e modës… Paleta e shkretëtirës e dominon këtë trend me nuanca si portokallia, e kuqja, mustarda, apo ngjyra kaki. Nga Gucci tek Zimmermann, protagonistet janë xhaketat dhe fundet me xhepa, kapelet dhe çantat e kashtës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.