Site icon PORTALB

Siemens prezantoi “rrugën e parë elektrike” në Britani

Shenjat ekzistuese në përreth rrugës do të jenë funksionale në të ardhmen, por do të plotësohen edhe me sinjalizim elektronik.

Ilustrim

Kompania gjermane Siemens prezantoi bulevardin e parë elektrike në Londër, e cila është përshtatur për të plotësuar nevojat e karikimit të makinave elektrike, njoftoi Siemens në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës, projekti, në bashkëpunim me ubitricity – një ofrues i infrastrukturës së karikimit, dhe Këshillin e Qytetit Westminster, ka shndërruar me sukses 24 shtylla elektrike përgjatë 800 metrave të rrugës Sutherland në pika të karikimit për makinat elektrike duke përdorur infrastrukturën ekzistuese të qytetit.

“Banorët tani mund të karikojnë makinat e tyre elektrike në lokacione të ndryshme përgjatë rrugës Sutherland në Londër, së bashku me dy rrugë të tjera fqinje që do të përfundojnë në javët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, 80 për qind e shoferëve në Londrën qendrore besojnë se është shumë e rëndësishme që cilësia e ajrit të përmirësohet.

Deri më tani, Siemens dhe ubitricity kanë përfunduar mbi 1.300 instalime që mbulojnë një pjesë të qytetit.

Exit mobile version