Site icon PORTALB

ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë

Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 26-të ka miratuar propozimin që viti shkollor dhe akademik të vazhdon përmes aplikimit në distancë, transmeton Portalb.mk.

„Më lejoni t’ju informoj se me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar urdhëresa me fuqi të ligjit, me të cilat parshikohet që shkollat fillore dhe të mesme, si dhe institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore publike të organizojnë mësimin në distancë, repektivisht mësimi të zhvillohet nga shtëpia me anë të aplikimit të mjeteve për komunikim elektronik“, deklaroi Arbër Ademi, ministri i arsimit dhe shkencës.

Ai sqaroi se çdo institucion arsimor do të vendos vetë për formën e mësimit në distancë, duke shfrytëzuar video-konferenca, postë elektronike dhe të ngjashme, duke realizuar mësim të dyanshëm.

„Stafi mësimdhënës është i detyruar që, gjatë mësimit në distancë të zhvillojë mësimin, të organizojë ushtrime, teste, notim dhe vlerësim objektiv të njohurive të nxënësve“, njofton Ademi.

Ai premtoi se MASH do të jetë në gjendje që të ndihmojë çdo institucion arsimor për tejkalimin e kësaj sfide.

Exit mobile version