Site icon PORTALB

RMV, MPPS: Këto janë rekomandimet konkrete për organizim të punës së kompanive, respektoni!

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, doli sot me një komunikatë, nëpërmjet së cilës u bën thirrje kompanive që t’u përmbahen rekomandimeve për organizim të punës. Nga kjo ministri thanë se, qëllimi i qeverisë dhe ekonomisë është që në kushte kur zbatohen masa dhe aktivitete për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së virusit korona, njëkohësisht të organizohet puna e kompanive, për ballafaqim sa më efikas me pasojat negative, njofton Portalb.mk.

Sipas rekomandimeve të ministrisë, organizimi i procesit duhet të bëhet në atë mënyrë që:

Po ashtu, nga kjo ministri bënë të ditur se, inspektorët janë në terren dhe do të ndjekin respektimin e rekomandimeve.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi sot e në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 22 raste të virusit korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 136.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Sugareski: Nëse është e domosdoshme do të ndalohet transporti i njerëzve mes qyteteve dhe fshatrave

LEXO: Janë formuar ekipe mobile të Kryqit të Kuq për furnizimin e produkteve të nevojshme për personat në vetëizolim

LEXO: RMV, në “Ibis stajl” janë akomoduar 59 persona në izolim

LEXO: RMV, antibiotiku që përdoret kundër virusit korona “Sumamed” do të jepet vetëm me recetë

Exit mobile version