Site icon PORTALB

Merkel do të mbajë sot videokonferencë me Kurtin

Merkel - Kurti

Merkel - Kurti

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë sot një videokonferencë me kryeministrin Albin Kurti.

Në këtë videokonferencë përpos që do të diskutohet për masat për parandalimin e Covid-19 do të diskutohet edhe për situatën politike në Kosovë dhe mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK-ja.

Këtë e ka konfirmuar Besnik Kelmendi nga CDU-ja e Merkelit, transmeton Klan Kosova.

“Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës europiane”.

“Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do të bisedohet edhe për situatën politike në Kosovë. Ku do të diskutohet edhe për mocionin e qeverisë nga ana e LDK”.

Exit mobile version