Site icon PORTALB

Alternativa: Të mos preken rrogat e punëtorëve, pagë minimale për funksionarët

Driton Sulejmani, Alternativa

Driton Sulejmani, Alternativa

Subjekti politik Alternativa thotë se po i përcjell me kujdes zhvillimet politike dhe masat që ndërmerren për tejkalimin e krizës që është shkaktuar nga virusi COVID 19, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se duke i pasur parasysh faturat që i paguajnë qytetarët (për EVN, shërbimet e telekomunikimit, Ujësjellësi, Higjiena komunale etj.), si dhe furnizimin me ushqim dhe mjete të tjera të nevojshme (në kushte kur duhet të qëndrohet në shtëpi sasia rritet), mendojmë se rroga minimale e propozuar për punëtorët e sektorit publik nuk mund t’i mbulojë nevojat e tyre elementare mujore.

“Nisur nga kjo, ne propozojmë që rrogat e të punësuarve në sektorin publik, të mos preken dhe të mbeten të njëjta. Gjithashtu kjo duhet të vlejë edhe për të punësuarit në sektorin privat, të cilët për shkak të masave parandaluese nuk do të kenë mundësi të punojnë, andaj rroga e tyre duhet të mbulohet plotësisht nga qeveria. Shkurtimet buxhetore duhet të bëhet në zëra të tjerë buxhetorë që nuk e dëmtojnë gjendjen edhe ashtu të rënduar të popullatës. Propozimi ynë është që funksionarët publikë, drejtorët, gjykatësit dhe prokurorët, në muajt prill dhe maj, të paguhen me rrogë minimale”, thonë nga Alternativa.

Për ta lehtësuar krizën e shkaktuar dhe për ta motivuar tejkalimin më të shpejtë të saj, Alternativa i propozon edhe këto masa:

Alternativa, po ashtu, i përkrah edhe propozimet për ndalimin e ekzekutimi të procedurave përmbaruese deri në muajin gusht, stimulimin e bankave për dhënien e kredive të volitshme, uljen e normave të interesit për kreditë, si dhe shtyrjen e afatit të pagesës së kësteve të kredive për qytetarët dhe bizneset në afat prej 3 muajsh.

Exit mobile version