Site icon PORTALB

(Video) Nxënësit rrihen, ndërsa të tjerët xhirojnë me celularë

Derisa katër vajza brutalisht rrahin një bashkëmoshatare, nxënësit tjerë incizonin me celular

Derisa katër vajza brutalisht rrahin një bashkëmoshatare, nxënësit tjerë incizonin me celular

Katër shoqe të moshës 14 vjeçare fizikisht kanë maltretuar bashkëmoshataren e tyre jo shumë larg oborrit të shkollës fillore “Llazo Angelovski” në Aerodrom.

Derisa ato e maltretonin dhe e godisnin me shuplaka dhe e ngulfatnin, fëmijët tjerë xhironin me telefona celularë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka kundërshtuar dhunueset. Kompetentët dhe drejtori i shkollës distancohen nga rasti me sqarime se incidenti ka ngjarë jashtë objektit dhe se dhunueset vitin e kaluar kanë kryer klasën e tetë.

“E pash videoklipin. Po janë vajza të shkollës sonë, por me siguri do të dënohen sipas Ligjit për arsim fillor, por dënimet në të shumtën e rasteve janë me vërejtje, sjellje të ulët dhe në masë të fundit përjashtohen nga shkolla”, deklaroi “Dnevnik” Rade Zhegarac, drejtor në shkollën.

Sipas informatave jozyrtare, shkaku për një sjellje të tillë është mosmarrëveshja parapraka e ndërsjellë. /portalb/

Exit mobile version