Site icon PORTALB

Tetovë, sot filloi pastrimi i qytetit

Sot filloi pastrimi i qytetit të Tetovës

Sot filloi pastrimi i qytetit të Tetovës

Pas pisllëkut të madh që përfshiu qytetin e Tetovës, punëtorët e ndërmarrjes publike komunale sot kanë dalë për të pastruar edhe lagjet e Tetovës.

Ashtu siç mëson Portalb, ata akoma nuk kanë marrë rrogat por kanë arritur një marrëveshje me udhëheqësit e ndërmarrjes për të marrë një pjesë të rrogës deri për festat e fundvitit, deri kur pritet që të grumbullohen të holla për tu paguar rrogat e plota.

Mësohet se borxhi i qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrjeje është mbi 7 milion euro, ku përfshihen  edhe pagesat e mbeturinave të ujit./Portalb        

Exit mobile version