RTVM do të marrë kredi nga Banka komerciale me qëllim që të “luftojë” me serialet turke, raporton “Vest”.
Kredia prej 2,5 milion eurosh do të duhet të kthehet për 5 vite, me një vit grejs periudhë. Kamata për të njëjtin është 8 për qind.
Paratë do të shfrytëzohen për xhirimin e serialeve vendase, kuize, emisione për fëmijë dhe të rinj dhe programe tjera. RTVM për vitin e ardhshëm lajmëron projekte të reja./Portalb