Rrjeti social ofron një opsion për video dhe foto mesazhet të cilat fshihen vetvetiu lançuar në Shkurt të 2018-ës.
Si funksionojnë mesazhet të fshihen vetvetiu të Instagram?
Kur përdoruesi aktivizon këtë modalitet nga Instagram Direct, ata dërgohen tek një dritare “dark mode” e një bissede boshe. Kur përdoruesit e mbyllin këtë dritare, mesazhet prej tyre apo bashkëbiseduesi fshihen automatikisht.
Funksioni është i ngjashëm me atë të Snapchat. Nuk është i disponueshëm por po testohet së brendshmi. Kompania nuk ka dhënë detaje se kur ky funksion mund të debutojë e as nuk dihet nëse do të mbërrijë një ditë.
Instagram ka korrur sukses të lartë duke përdorur Snapchat si një produkt kërkim-zhvillimi. Versionet e historive të Instagram shkuan në 500 milionë përdorues aktivë në ditë, dyfishi i pionerit të këtij formati që është Snapchat.
Historitë e Instagram bënë që popullariteti i Snapchat të tkurrej disi por që tashmë ka rifilluar të fitojë terren përsëri.