Qeveria vendosi për ngrirjen e çmimeve për disa produkte, ky është çmimi i limonit

Në Seancën e Qeverisë së RMV-së u vendos që të mos ndryshojnë çmimet e limonit, portokallit, mandarinës, grejfrutit dhe klementinës, transmeton Portalb.mk.

Vlefshmëria e këtij vendimi do të jetë deri më 30 prill të këtij viti.

Ky propozim i Ministrisë së Ekonomisë erdhi sot në konferencë për media, ku ministri Bekteshi paralajmëroi edhe masa ndëshkuese për gjithë tregtarët që do të fillojnë të rritin çmimet.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të hasin rritje të madhe të këtyre produkteve në objektet tregtare që të njëjtat ti denoncojnë pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, deklarojnë nga ME-ja.

Çmimi i limonit këto ditë arriti deri në 180 denarë për kilogram, ndërsa sipas të dhënave të marra nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut për periudhën nga 11 Mars 2020 deri më 19 Mars 2020, çmimi i importit të limonit lëviz nga 32.3 denarë për kilogram në 45 denarë për kilogram. Më 19.03.2020 çmimi i importit të limonit ishte 35 denarë për kilogram, dhe çmimi i shitjes me pakicë arriti deri në 180 denarë për kilogram, sqarojnë nga ME-ja.

Shitja do të bëhet në bazë të çmimit deri më 11 mars.

“Dënimet për ata që shkelin vendimet e Qeverisë shkojnë deri në 5000 euro, përfshirë edhe gjobën me burg në bazë të neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal”, theksojnë nga ME-ja.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga e hëna do të ofrojë linjë telefonike falas 191, për gjithë qytetarët që të paraqesin rastet ku nuk respektohen rekomandimet e qeverisë në lidhje me parandalimin e virusit korona.

LEXO: Reagoi Alternativa, Bekteshi: Dënim nga 5 mijë euro deri në burgim, për mosrespektuesit e rekomandimeve
LEXO: RMV, një mjek u dënua 4.500 euro pasi ka shkuar në punë në vend që të vetëizolohet
LEXO: 5 shkupjanë u dënuan me nga 2.000 euro: Nuk janë vetëizoluar
LEXO: Filipçe: Numri i të infektuarve nga virusi korona arriti në 70, një paciente në gjendje kritike
LEXO: RMV, një qytetar u dënua me 4.000 euro pasi nuk u vetëizolua
LEXO: Virusi korona, padi penale për dy dibranë: I kanë hapur lokalet, pavarësisht ndalesës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button